Young Boys ndal United-in e Ronaldos, Salzburgu frenon Sevilla-n (VIDEO)

14.09.2021 21:22

Young Boys ndal United-in e Ronaldos, Salzburgu frenon Sevilla-n (VIDEO)

Champions League nis me një surprizë të madhe. Young Boys ka arritur që të mund me përmbysje 2-1 Manchester United. Ndeshja nisi mjaft mirë për Djajtë e Kuq që gjejnë golin e avantazhit që në minutën e 13-të me Cristiano Ronaldon.

Gjithsesi Wan-Bissaka do të “tradhtonte” skuadrën angleze, pasi do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 35-të pas një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit. Young Boys përfitoi nga avantazhi numerik në fushë duke arritur që të barazonte në minutën e 66-të me një gol të bukur të Ngamaleu-t. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Siebatcheu përfiton nga një gafë e Lingard duke e dërguar topin në fundin e rrjetës së De Gea-s.

Në ndeshjen tjetër Sevilla barazoi 1-1 ndaj Salzburgut. Skuadra austriake kishte shansin për të goditur 3 penallti në 45-minutat e para, por vetëm Sucic e dërgoi në rrjetë. Ai gaboi një tjetër, ndërkohë që të parin e humbi fillimisht Adeyemi. Në krahun tjetër te skuadra spanjolle Ivan Rakitic nuk gaboi nga pika e bardhë. Në fraksionin e dytë El Nasyri u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Sevillan me një lojtar më pak për 40 minuta.

x