ZYRTARE: Atletico Mineiro transferon Diego Godinin

12.01.2022 20:50

ZYRTARE: Atletico Mineiro transferon Diego Godinin

Atletico Mineiro ka bërë zyrtare nënshkrimin me qendërmbrojtësin Diego Godin.

Uruguaiani ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi për një tjetër vit.

Këtë e bëri me dije skuadra e Atleticos përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Uruguaiani mbrojtës ka nënshkruar deri me 12/31/2022 me opsion rinovimi dhe është përforcimi i radhës”, shkroi klubi në komunikatë.

Kujtojmë, se Godin nuk gjeti formën më të mirë sa ishte te Cagliari dhe Inter.

x