1.8 milion fatura elektronike të lëshuara që nga nisja e fiskalizimit

01.06.2021 16:22

1.8 milion fatura elektronike të lëshuara që nga nisja e fiskalizimit

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka bërë me dije ecurinë e procesit të fiskalizimit.

 
‘Mbi 1.8 milion fatura elektronike janë lëshuar nga nisja e procesit të Fiskalizimit, kryesisht të transaksioneve Biznes – Qeveri (B2G)’ njofton Denaj.

Ndërkohë, prej datës 1 Korrik fillon zbatimi i Fiskalizimit për transaksionet Biznes – Biznes (B2B).

 
Zgjidhjet softuerike të certifikuara dhe Portali Self-Care janë të disponueshme për të gjitha bizneset.

x