Afro 1 milionë makina Tesla të shitura në 2021

03.01.2022 16:31

Afro 1 milionë makina Tesla të shitura në 2021

Tesla ditën e Dielë thase ka shitur 308,600 makina elektrike në tremujorin e katërt të 2021 duke thyer rekordin e tremujorit të mëparshëm.

Përgjatë gjithë vitit Tesla ka shitur 936,172 makina elektrike, rritje me 87% krahasuar me 2020-ën kur shiti vetëm 499,647 makina.

Analistët kishin parashikuar 897 mijë makina të shitura përgjatë gjithë 2021. Tesla kombinon shitjet e Model S dhe X si dhe Model 3 dhe Y duke zbuluar shifra individuale dhe as sipas rajoneve.

Model S dhe Model X përfaqësonin vetëm 3% të shitjeve totale të Tesla ndërsa Model 3 dhe Y përfaqësonin shitjet e 911,208 makinave.

Model 3 dhe Model Y prodhohen në fabrikat e Shangai në Kinë dhe Fremont në Kaliforni. Ndërsa Model X dhe S prodhohen vetëm në Fremont. 

x