AMD reagon për performancën e keqe të procesorëve në Windows 11

08.10.2021 13:26

AMD reagon për performancën e keqe të procesorëve në Windows 11

Problemet buronin nga rritja e vonesave të transmetimit të L3 cache me tre herë që do të thotë se aplikacionet aksesojnë më ngadalë memorien.

AMD reagon për performancën e keqe të procesorëve në Windows 11

Instalimi i Windows 11 do të ngadalësojë kompjuterin tuaj nëse keni procesor AMD paralajmëroi vetë prodhuesi i çipeve. AMD ka publikuar dokumentacionin e disa problemeve që ndikojnë në performancën e çipeve të kompanisë duke tkurrur performancën e tyre me 15%.

Shumica e aplikacioneve të prekur ngadalësohen me 3 deri në 5%. Nëse luani video lojërave problemi i performancës do të ndihet më shumë sepse do të shikoni një ngadalësim me 10 deri në 15%.

Problemi dytë ka të bëjë me teknologjinë “preferred core” të AMD ku sistemi përdor bërthamat më të shpejta procesorike në dispozicion.

Një përditësim do të vijë përmes Windows Update për problemin e parë ndërsa të dytin nevojitet instalimi manual i driverave. 

x