Bie vlera e Bitcoin dhe Ethereum

06.01.2022 17:38

Bie vlera e Bitcoin dhe Ethereum

Çmimet e dy kriptomonedhave Bitcoin dhe Ethereum ranë ndjeshëm të mërkurën.

Në 24 orët e fundit Bitcoin pësoi një rënie prej 8.26 për qind në CoinMarketCap, ku nga 41,556 euro (46,929 dollarë amerikanë) në një minimum prej 37,865 euro (42,761 dollarë amerikanë).

Kjo është shumë larg nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej 60,914 euro në nëntor 2021.

Po ashtu edhe Ethereum pësoi rënie. Nga 3,802 dollarë amerikanë ra në 3,301, pra ra për 11,38 për qind.

Shkak për rënien e çmimeve janë bërë procesverbali i mbledhjes së fundit të Rezervës Federale të SHBA-së të publikuar të mërkurën. 

x