Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin?

11.06.2021 14:28

Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin?

Çdo katër vite sasia e Bitcoin që shkon si shpërblim për gërmuesit e kriptomonedhave, reduktohet në një proces që njihet edhe si përgjysmimi i Bitcoin.

Limiti i furnizimit me Bitcoin

Për të kuptuar përgjysmimin e bitcoin, duhet të kuptojmë fillimisht teorinë pas furnizimit me Bitcoin.

Shpikësi Satoshi Nakamoto besonse se skarciteti do të krijonte vlerë. Në fund të fundit ka vetëm një pikë të Mona Lizës, disa të Picassos dhe një sasi të kufizuar e arit në Tokë.

Për këtë arsye u përcaktua se ky aset dixhital do të ishte i kufizuar në vetëm 21 milionë Bitcoin.

Ideja e kufizimit të Bitcoin është në kundërshti në mënyrë sesi dollari Amerikan apo paratë prej letre funksionojnë. Këto para u krijuan me rregulla të qarta ku për krijimin e një dollari Amerikan nevojitej një sasi e caktuar ai në rezerva. I njoh ndryshe edhe si standardi i arit.

Me kalimin e kohës këto rregulla ranë me modernizimin e ekonomive dhe pas kalimit të vështirësive financiare si Depresioni i Madh apo Lufta e Dytë Botërore ku nevojitet printimi i parave për të similuar rritjen ekonomive në vështirësi.

Satoshi Nakamoto besonte se ky zhvlerësim i parasë prej letre do të kishte efekte shkatërruese për bitcoin dhe kështu vendosir me një rresht kod të parandalonte një palë të printojë më shumë bitcoin.

Çfarë është përgjysmimi i bitcoin?

Integruar në kodin e bitcoin, është një limit prej 21 milionë monedhash. Bitcoinët e rinj hyjnë në qarkullim përmes një procesi që quhet gërmim. Gërmuesit bëjnë punën duke mirëmbajtur rrjetin dhe përpunuar transaksionet dhe si shpërblim marrin bitcoin të ri.

Megjithatë çdo katër vite shpërblimi përgjysmohet dhe së bashku me të bie ritmi i gërmimit të bitcoin derisa në vitin 2140 asnjë bitcoin të mos krijohet më.

Milioni i parë i bitcoin u gërmua nga Satoshi Nakamoto në 2009. Që atëherë afro 89% e sasi është gërmuar dhe vetëm 2.2 milionë bitcoin kanë ngelur për tu krijuar.

Historiku

2009 – shpërblimi për gërmim blloku në bitcoin ishte 50 BTC
2012 – përgjysmimi i parë redukton shpërblimin në 25 BTC
2016 – përgjysmimi i dytë redukton shpërblimin në 12.5 BTC
2020 – përgjysmimi i tretë redukton shpërblimin në 6.25BTC
2140 – përgjysmimi i 64-rt ndodh se asnjë bitcoin nuk krijohet më

Çfarë ka të veçantë me përgjysmimin?

Nëse një person, grup apo qeveri e një vend i besohet furnizimi me para, ka arsye pafund gjithashtu pse nuk duhet të besohen. Bitcoin është krijuar për të qenë i decentralizuar dhe i besueshëm ku askush nuk e kontrollon.

Duke qenë se nuk kontrollohet nga një individ, grup apo shtet, është e vështirë të vendoset rregulla për mënyrën sesi krijohen ato.

Duke përcaktuar furnizimin total dhe aplikuar përgjysmimin, sistemi monetar i Bitcoin bëhet i pamundur për tu ndryshuar. Kjo e bën bitcoin të ngjashëm me arin.

Çfarë ndodh me gërmuesit?

Gërmuesit e bitcoin investojnë para në blerjen e harduerëve të specializuar dhe paguajnë elektricitet. Kostoja e tyre kompensohet nga shpërblimi prej gërmimit, por çfarë ndodh kur shpërblimi përgjysmohet?

Duke qenë se përgjysmimi redukton shpërblimin, edhe incentiva për gërmuesit të punojnë në rrjetin e bitcoin reduktohet me kalimin e kohës dhe të të njëjtën kohë me më pak gërmues bie siguria e rrjetit.

Për këtë arsye sapo bitcoin i fundit të gërmohet. Gërmuesit do të marrin shpërblime në formën e tarifave të transaksioneve për mirëmbajtjen e rrjetit Bitcoin.

Aktualisht këto tarifa përbëjnë vetëm një sasi të vogël të të ardhurave totale. Aktualisht gërmuesit gërmojnë 900BTC në ditë, por fitojnë mes 60 deri në 100 BTC në tarifa për transaksionet.

Me pak fjalë tarifat aktualisht përbëjnë 6.5% të të ardhurave por në 2140 do të përbejnë 100%.

Si ndikon përgjysmimi në çmimin e Bitcoin?

Debati nëse përgjysmimi ndikon në çmimin e bitcoin vijon edhe sot e kësaj dite. Normalisht duhet të rritet kërkesa dhe si rezultat çmimi.

Historikisht gjatë përgjysmimeve të kaluara, çmimi i bitcoin është rritur por edhe faktorë të tjerë kanë ndikuar. Në Qershor të 2016-ës bitcoin ishte rreth 660 dollarë pas përgjysmimit por vijoi pa ndryshim për ca ditë derisa ra në 533 dollarë në Gusht.

Më pas u rrit në rekorde prej 20,000 dollarë. Ngjashëm me 2020-ën, bitcoin u rrit nga 9 mijë dollarë në 27 mijë dollarë në fund të vitit. 

x