Çmimi i Bitcoin do të kalojë 75 mijë dollarët në 2022

12.01.2022 20:20

Çmimi i Bitcoin do të kalojë 75 mijë dollarët në 2022

Çmimi i bitcoin mund të dyfishohet në 75 mijë dollarë këtë vit ndërsa më shumë investitorë institucionalë kanë filluar të përqafojnë kriptomonedhën më popullore në botë sipas CEOs së bankës Zvicerane Seba.

Pasi arriti në një nivel rekord prej 69 mijë dollarësh në Nëntor, bitcoin ka shikuar vlerën të kolapsojë në dy muajt e fundit dhe çmimi ditën e Hënë për pak momente u tërhoq nën 40 mijë dollarë

“Ne besojmë se vlera do të shkojë lart,” tha Guido Buehler. “Intervalet tona të modelimit të vlerës na vendosin mes 50 deri në 75 mijë dollarë,” tha bosi i kompanisë Zvicerane me në fokus kriptomonedhat.

 
Ai mendon se investitorët institucionalë do të ndihmojnë në rritjen e vlerës së bitcoin në 2022.

“Nuk e di se kur do të ndodhë, por çmimi i bitcoin do të shkojë vetëm lart.” Ai theksoi se kriptomonedhat janë duke u pranuar nga institucionet.

x