Dhjetori ishte një prej muajve më të këqij për Bitcoin

29.12.2021 17:22

Dhjetori ishte një prej muajve më të këqij për Bitcoin

Kriptomonedha më e madhe në botë bitcoin vazhdon trendin negativ të javëve të fundit duke shënuar një tjetër rënie dhe muajin më të keq që prej Majit të këtij viti.

Kriptomonedha tregtohej me 47,728 dollarë sipas CoinMarketCap në momentet që shkruajmë, një rënie me 3.36% në 24 orët e fundit.

Sentimenti negativ ishte edhe për 5 kriptomonedhat më të mëdha si ethereum që ra me 2.94%, Binance Coin me 2.28%, Tether me 0.09% dhe Solana me 7%.

 
Gjatë këtij muaji bitcoin ka humbur 16% të vlerës ose 260 miliardë dollarë vlerë tregu.

Niveli i radhës i mbështetjes së bitcoin është 44.200 dollarë. Krahasuar me një vit më parë kriptomonedha është rritur me 65% por ende larg rekord prej 69 mijë dollarë që arriti muajin e kaluar.

x