El Salvador gërmon Bitcoin me energji të gjeneruar prej vullkaneve

01.10.2021 21:40

El Salvador gërmon Bitcoin me energji të gjeneruar prej vullkaneve

Fabrika gërmon bitcoin mbi energji 100% të pastër dhe rinovueshme me zero emëtime nga vullkanet tha presidenti. El Salvadori ka gërmuar me sukses 0.00599179 bitcoin ose afro 269 dollarë me energjinë e gjeneruar prej një vullkani.


Presidenti Najib Bukele, i cili ka vënë fatin e tij politik në dorën e një eksperimenti mbarëkombëtar në bitcoin, publikoi ditën e Premte në rrjetin social Twitter lajmin për gërmimin e bitcoin.

Ditën e Marte presidenti kishte publikuar një video 25 sekondëshe ku shfaqej edhe një kontejner plot me pajisje për gërmimin e bitcoin. Videoja është bërë virale me 2.3 milionë shikime dhe kishte teknikë që montonin gërmuesit ASIC së bashku me një fabrikë energjie në një pyll të dendur ngjitur me një vullkan.

 
Nëse vendi i Amerikës Qendrore ka filluar të gërmojë monedhat e reja, do të thotë se Bukele po mban premtimin e bërë në Qershor.

Fabrika gërmon bitcoin mbi energji 100% të pastër dhe rinovueshme me zero emetime nga vullkanet tha presidenti.

 
El Salvadori njihet si vendi i vullkaneve por nuk është vendi i parë që gërmon bitcoin duke marrë energjinë prej tyre. Islanda e ka bërë këtë gjë që në fillimet e gërmimit të bitcoin. /PCWorld Albanian

x