Facebook.com u listua për shitje pas rënies së faqeve të internetit

05.10.2021 13:59

Facebook.com u listua për shitje pas rënies së faqeve të internetit

Sigurisht përdoruesit nuk mund të blinin domainin e Facebook sepse shkaku ishte tek problemet me DNS.Facebook.com u listua për shitje pas rënies së faqeve të internetit

Dita e Hënë ishte një tmerr i vërtetë për Facebook, Instagram, WhatsApp, Oculus dhe Messenger ndërsa të gjithë shërbimet ishin offline për orë të tëra. Për ta bërë situatën edhe më shqetësuese ishte fakti se Facebook.com ishte i lirë për tu blerë.

Për 6 orë me radhë Facebook, Instagram, WhatsApp dhe shërbimet e tjera të kompanisë ishin të paaksesueshme. Edhe pse gjatë ditës së Marte shërbimet u rikthyen në funksion të plotë, shumë besojnë se problemi  shkaktua nga një konfigurim i gabuar në BGP (Border Gateway Protocol.)

Rrëzimi i shumë uebsajteve apo sulmimi i tyre nuk është diçka e re. Megjithatë interesante ishte fakti se në mënyrë të pashpjegueshme rekordet DNS A dhe AAA të Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin fshirë të gjitha duke i paraqitur emrat e domainit si të lirë për tu blerë.

Domaini ishte i disponueshëm në DomainTools e madje kushdo mund ta shihte gjatë orëve që rrjeti social kishte probleme.

Edhe regjistruesit si GoDaddy konfirmuan se domaini nuk ishte në shitje. Tashmë që rrjeti social është rikthyer në funksion, domaini nuk figuron i lirë në DomainTools.

Me situatën e krijuar pranë Facebook filluan memet në internet. Veçanërisht shefi ekzekutiv i Twitter ripostoi cicërimën e cila tregon domainin e Facebook në shitje duke bërë një pyetje “Sa kushton?”

x