Google largon shefin për diversitet pas postimeve anti-semitike

03.06.2021 17:59

Google largon shefin për diversitet pas postimeve anti-semitike

Gjiganti Google ka larguar nga puna shefin për diversitet Kamau Bobb, për shkak të një postimi më 2007, në të cilin ka thënë se hebrenjtë kanë “oreks të pangopur për luftë dhe vrasje”.

Në një postim për konfliktin izraelito-palestinez, Kamau Bobb, po ashtu ka pretenduar se hebrenjtë kanë qenë të pandjeshëm ndaj vuajtjeve.

Postimi më vonë është fshirë.

Të enjten, një zëdhënës për Google ka thënë për BBC-në se Bobb “nuk do të jetë më pjesë e ekipit tonë të diversitetit”.

“Ne dënojmë shkrimet në të kaluarën nga një anëtar i ekipit tonë të diversitetit, të cilat kanë shkaktuar ofendim dhe fyerje të thellë për komunitetin tonë hebre”, ka thënë ekipi.

“Shkrimet janë padyshim të dëmshme. Autori pranon këtë dhe ka kërkuar falje. Ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit tonë dhe do të fokusohet në punën e vet”.

“Anti-semitizmi nuk ka vend në shoqëri dhe ne qëndrojnë me popullin hebre në të dënuarit e tij”, ka thënë zëdhënësi i kompanisë Google.

Bobb, i cili i është bashkuar kompanisë Google më 2018, ka kërkuar falje për postimin e bërë.

x