Google pagua Apple që të qëndrojë jashtë biznesit të motorit të kërkimit

09.01.2022 10:23

Google pagua Apple që të qëndrojë jashtë biznesit të motorit të kërkimit

Apple ka një marrëveshje me Google ku gjiganti i iPhone nuk do të zhvillojë një motor kërkimi përsa kohë Google paguan për të qëndruar opsioni kryesor i kërkimit në shfletuesin Safari.

Një padi dërguar pranë një gjykata në Kaliforni thotë se Apple, Google dhe CEO-t e tyre respektivë janë përfshirë në një marrëveshje e cila dëmton ligjet Amerikane të konkurrencës.

Specifikisht padia shkon për CEO-n e Apple Tim Cook dhe atë të Google Sundar Pichai për takime sekrete ku Google kishte rënë dakord të ndante fitimin me Apple nëse trajtohet preferencialisht në pajisjet iPhone dhe iPad.

 
Nuk përbën sekret fakti se Apple dhe Google kanë një marrëveshje monetare ku që dy palët përfitojnë.

Në 2020-ën Nju Jork Times raportoi se Apple merr mes 8 deri në 12 miliardë dollarë në vit për ta bërë Google motor kërkimi kryesor.

x