Grabitje me armë në Prishtinë, policia del në vendin e ngjarjes

06.01.2022 19:07

Grabitje me armë në Prishtinë, policia del në vendin e ngjarjes

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte në Prishtinë.

 
Grabitja është kryer në një institucion mikrofinanciar në lagjen Lakrishte të kryeqytetit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë . Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, ka thënë ajo.

“Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë Ahmeti. 

x