iPhone 13 Pro smartfoni më i kushtueshëm për tu prodhuar

04.10.2021 12:14

iPhone 13 Pro smartfoni më i kushtueshëm për tu prodhuar

iPhone 13 Pro fillon nga 999 dollarë, por aq sa modeli bazë i linjës Pro të vitit të kaluar.

iPhone 13 Pro smartfoni më i kushtueshëm për tu prodhuar

iPhone 13 Pro i kushton Apple 20 dollarë më shumë për tu prodhuar sesa modeli i vitit të kaluar iPhone 12 Pro pavarësisht marxhinës më të ulët të fitimit për kompaninë.

Konkretisht iPhone 13 Pro kushton 570 dollarë për tu prodhuar krahasuar me 548 dollarë të iPhone 12 Pro vitin e kaluar. Kjo për arsye të procesorit të ri A15 Bionic, ekraneve ProMotion me frekuencë të lartë dhe baterisë më të madhe.

Krahasuar me Galaxy S21+ të dy smartfonët kanë kosto më të lartë prodhimit. Rritja e kostos së prodhimit në iPhone 13 Pro këtë vit nuk është aq e justifikuar sa e iPhone 12 Pro të vitit të kaluar. Kjo sepse iPhone 12 Pro solli teknologjinë 5G, çipin 5-nanometër dhe skajet e rrafshëta.

Ndryshimet në fjalë bënë që iPhone 12 të kushtojë 21% më shumë sesa iPhone 11. Disa raportime thonë se rritja e kostos së prodhimit të iPhone 13 Pro ka të bëjë me krizën e çipeve. 

x