Kriza e çipeve do të vazhdojë në 2022 paralajmëron shefi i Xbox

30.09.2021 16:23

Kriza e çipeve do të vazhdojë në 2022 paralajmëron shefi i Xbox

Shefi i Microsoft Xbox Phil Spencer tha se furnizimet me konsola do të vuajnë edhe në 2022. Në një intervistë për The Wrap, Spencer pranon se problemet do të vazhdojnë gjatë këtij viti e madje në 2022 për shkak të krizës së çipeve.


Kriza globale për çipe ka ndikuar kompani të ndryshme në mbarë botën për 18 muajt e fundit. Prodhuesit e makinave vendosën të anulojnë planet e tyre ndërsa është bërë tejet e vështirë të blini një kartë grafike, një PS5 apo konsolë Xbox.

Spencer nuk është i vetmi që bën parashikime të tilla të zymta. Prodhuesi i çipeve TSMC tha se kriza e çipeve do të vazhdojë përgjatë 2022. Nvidia ka bërë deklarata të ngjashme në lidhje me furnizimin me karta grafike. 

x