Loja Battlefield për telefona të mençur është akoma në fazën testuese, por duket mirë

06.10.2021 16:45

Loja Battlefield për telefona të mençur është akoma në fazën testuese, por duket mirë

Loja e parë për telefona të mençur e Battlefield e njohur si Battlefield Mobile, aktualisht është në fazën beta, ku lojtarët mund ta testojnë kurse version i plotë pritet të lansohet vitin e ardhshëm.

Edhe pse Call of Duty Mobile doli në treg dy vite më parë, tani adhuruesit e Battlefield do të mund të luajnë në fillim pavarësisht që është në fazën testuese.

Ata që nuk kanë durim të presin lojën e plotë, e qasshme është në versionin beta – Battlefield Mobile, e disa fotografi nga ajo janë publikuar në internet, duke ngacmuar imagjinatën e kësaj loje se si do të mund të duket vazhdimi.

Ekspertët e fushës besojnë se vazhdimi i saj do të ketë kualitet më të lartë, dhe do të mbledh një numër të madh të përdoruesve të kësaj loje në telefonat e mençur. 

x