Mbyllet pas 16 vitesh në prej platformave të para Q&A

06.04.2021 17:59

Mbyllet pas 16 vitesh në prej platformave të para Q&A

Yahoo Answers do të mbyllet më 4 Maj 2021. Uebsajti ka qenë prezent që prej 2005, një prej platformave Q&A më të vjetra në internet.

 
Në të vërtetë mbyllja do të nisë që më 20 Prill ku nuk do të pranohet përmbajtje të reja. Pas datës 4 Maj deri në 30 Qershor përdoruesit mund të shkarkojnë një arkivë të përmbajtjeve të tyre postuar në uebsajt.

Kur të jetë mbyllur përfundimisht, uebsajti i Yahoo Answers do të drejtojë përdoruesit tek Yahoo. Vendimi për mbylljen erdhi pasi rënies së përdorimit të platformës.

 
Ajo çfarë kontributoi në rëniet e kësaj platforme është padyshim motori i kërkimit. Përdoruesit mjafton të kërkojë diçka në Google dhe Yahoo për të marrë përgjigje pa pasur nevoja të vizitojnë një uebsajt dhe të fillojnë kërkimin në të.

x