Microsoft drejt zbulimit të Windows 11?

04.06.2021 16:51

Microsoft drejt zbulimit të Windows 11?

Prej disa muajsh Microsoft ka folur për gjeneratën e ardhshme të Windows, por tani informacione të reja flasin jo më për një përditësim të Windows 10-ës, por për një version të ri të sistemit operativ, Windows 11.

 
Gjiagnti i softuerit ka lajmëruar një eveniment për datën 24 Qershor duke premtuar të tregojë atë çfarë do të vijë në Windows.

Në foton e ftesës ishte një logo e re e Windows me dritën që kalon nga dritaret dhe hije e cila ngjan shumë me numrin 11.

Madje ka publikuar edhe një video të animuar ku shfaqet më qartë ajo që po përpiqemi të dëshifrojmë nga imazhi.

Evenimenti i Microsoft starton po ashtu në orën 11 AM me orën lokale në SHBA dhe nuk është orari i zakonshëm i evenimenteve të Windows dhe Surface.

CEO i kompanisë Satya Nadella premtoi se Microsoft së shpejti do të ndante një prej përditësimeve më të rëndësishme të dekadës së kaluar.

Nëse Microsoft ka vendosur të ecë përtej Windows 10-ës, atëherë presim të shohim ndryshime të mëdha vizuale që do ta reflektojnë këtë tranzicion. 

x