Misioni 9 vjeçar i ICT Awards, një garë nga cila nuk ka humbës por vetëm triumfues

01.06.2021 16:22

Misioni 9 vjeçar i ICT Awards, një garë nga cila nuk ka humbës por vetëm triumfues

Teknologjia na ka dëshmuar se përmes saj nuk janë rrëzuar vetëm barrierat fizike, por edhe mitet e një shoqërie. Edicioni i 9-të i ICT Awards i cili ka nisur përgatitjet për finalen e madhe i hap rrugë një dekade teknologji Shqiptare.

 
Më 29-30 Maj kandidatët e listës së ngushtë të edicionit të 9-të të ICT Awards treguan se limiti i tyre ishte imagjinata e tyre.

Pjesëmarrja e një inovacioni shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e mbarë diaspora Shqiptare është ajo që i jep karakterin e vërtetë kësaj gare: një garë mbarëkombëtare.

E dëshmuar si tempulli i inovacionit shqipfolës, juria e edicionit të 9-të të ICT Awards përbërë nga: Altin Petre, Visar Jasiqi, Alda Shehu, Azir Aliu, Igli Gjelishti, Gjergji Guri, Elton Domnori, Edlira Martiri dhe Ilir Capuni me vetëm pak ditë nga nata e madhe Gala e 11 Qershorit, vrapoi drejt inovacionit duke çarë mes përmes emocionit dhe pasionit të 18 kandidatëve në Tiranë e 18 në Prishtinë.

 
Një juri e pavarur nga organizatorët e garës dhe ka në përbërje figura të shquara të teknologjisë, ekspertë dhe profesionistë të dalluar udhëtoi nga Tirana në Prishtinë.

Idetë, projektet, sipërmarrjet, studimet, diplomat, startupet e karrierat e dëshmuara para jurisë nga lista e ngushtë e kandidatëve të këtij edicioni por edhe finalistëve dhe fituesve nga edicioni i parë janë vlera e vërtetë e një misioni mëse 9-vjeçar.

Nga ndërtimi i një gjuhe programuese, analiza të sulmeve kibernetike, teknologjia në shërbim të jetës, tek zhvillimi i aplikacioneve dhe platformave të cilat premtojnë të ndryshojnë mënyrën sesi shqiptarët punojnë e jetojnë, janë pasqyra më e drejtë e një Shqiptarie siç duhet ta shohim me të vërtetë.

x