Një iPhone sot kushton 400 dollarë më shumë sesa 14 vite më parë

14.10.2021 22:20

Një iPhone sot kushton 400 dollarë më shumë sesa 14 vite më parë

Duke përllogaritur në bazë të inflacionit, blerësit paguajnë 154 dollarë më shumë sot në terma realë. Që nga debutimi në 2007, çmimi i iPhone është rritur me mbi 80% sipas një studimi i cili analizoi çmimet e iPhone në mbarë botën përgjatë viteve.


Sipas studimit të Self, iPhone sot kushton mesatarisht 400 dollarë më shumë sesa iPhone i parë. Ndërsa rritja e çmimit ka të bëjë më shumë sesa thjeshtë teknologji të reja dhe avancuara apo kostot e prodhimit, rritja nganjëherë vjen edhe si rezultat i inflacionit.

Duke përllogaritur në bazë të inflacionit, blerësit paguajnë 154 dollarë më shumë sot në terma realë.

 
Self ka krijuar edhe një hartë interaktive që tregon ndryshimet e çmimit të iPhone  në bazë të GDP-së së vendeve për 14 viteve të fundit.

Në bazë të kësaj harte, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pasur rritjen më të madhe të çmimit. /PCWorld Albanian

x