Njeriu më i pasur i botës Jeff Bezos fluturon për herë të parë në hapësirë

21.07.2021 11:39

Njeriu më i pasur i botës Jeff Bezos fluturon për herë të parë në hapësirë

Kapsula New Shepard ndërtuar nga kompania Blue Origin e Bezos, është dizajnuar për ti shërbyer tregut së turizmit hapësinor.

Miliarderi Jeff Bezos bëri një udhëtim të shkurtër në hapësirë ditën e Marte në raketët New Shepard.

Ai u shoqërua nga Mark Bezos, vëllai i tij, Wally Funk, një pionere 82 vjeçar i hapësirës dhe nga një student 18-vjeçar.

Ata fluturuan në një kapsulë me dritare të mëdha e cila ju ofroi pamje të jashtëzakonshme të Tokës.

Kur kapsula u rikthye në Tokë pas 10-minutash, Jeff Bezos tha se kishte qenë dita e tij më e bukur e jetës.

 

Kapsula New Shepard ndërtuar nga kompania Blue Origin e Bezos, është dizajnuar për ti shërbyer tregut së turizmit hapësinor.

Në këtë fluturim ishin njeriu më i ri dhe më i vjetër në moshë që shkuan në hapësirë. Anija hapësinore fluturoi nga një hapësirë private në Van Horn të Teksasit në 14:12 me orën tonë lokale.

Pas dy minutash në fluturim kapsula u shkëput nga raketa dhe vijoi fluturimin drejt vijës Karman, kufiri hapësinor në 100 km lartësi.

Jeff Bezos së fundi dha dorëheqjen e shef ekztkuvi i Amazon, gjigantit të e-commerce që vetë e themeloi për tu fokusuar në nisma të tjera siç është Blue Origin.

x