Samsung heq reklamat nga aplikacionet Pay, Weather, Theme dhe Health

04.10.2021 17:42

Samsung heq reklamat nga aplikacionet Pay, Weather, Theme dhe Health

Siç kishte premtuar në fillim të vitit, Samsung ka filluar të heqë reklamat nga aplikacionet e kompanisë. Duke filluar nga dita e sotme, përdoruesit nuk do të shohin më reklama në Samsung Pay, Weather, Theme dhe Health.

Ndryshimet po implementohen fillimisht në Korenë e Jugut. Thuajse në çdo aplikacion të Samsung nuk do të shikoni më banera reklamash. I vetmi përjashtim është Samsung Pay ku është krijuar një hapësirë e dedikuar për ofertat e veçanta po që ka sens në kontekstin e softuerit.

Nëse ende shikoni reklama në telefonin tuaj Samsung, atëherë me shumë mundësi nuk keni marrë ende përditësimet për Pay, Weather, Health dhe Theme. 

x