Seritë Galaxy S10 dhe S20 FE marrin Android 12

02.01.2022 08:56

Seritë Galaxy S10 dhe S20 FE marrin Android 12

Samsung ka filluar sot linçimin e Android 12 për Galaxy S20 FE dhe familjen e smartfonëve Galaxy S10.

Android 12 vjen në formën e OneUI 4 për smartfonët Samsung dhe është një prej prodhuesve të pajisjeve Android që ka bërë një punë të shkëlqyer me përditësimet.

Versioni global me procesorin Exynos i Galaxy S10 ka filluar të marrë përditësimin në Gjermani dhe Zvicër në formën e versionit të softuerit G97xFXXUEGULB. Përveç sjelljes së ndryshimeve specifike, versioni sjell edhe përditësimet e sigurisë për Dhjetorin 2021.

 
Sakaq Galaxy S20 FE ka filluar të marrë Android 12 për variantin 5G SM-G781B me version softueri G781BXXU4DUL9. Aktualisht përditësimi po ofrohet vetëm në Zvicër ndërsa shumë shpejt do të shtrihet edhe vende të tjera.

x