Shfletuesi i tretë më i madh botë është surpriza e këtij viti

06.04.2021 17:59

Shfletuesi i tretë më i madh botë është surpriza e këtij viti

Që kur Microsoft kaloi shfletuesin Edge në kodin e Chromium, ka shijuar një rritje të shpejtë popullariteti por as nuk ka ndaluar në ofrimin e funksioneve të reja.

 
Tashmë shfletuesi arriti një objektiv madhor duke i zënë Firefox vendin e tretë në mesin e shfletuesve më popullor.

Statcounter thotë se Edge zotëron 8.03% të tregut të shfletuesve përballë Firefox me 7.95%. Nëse të dy shfletuesit vijojnë me këtë trend, do të shikoni rritjen e hendekut mes Firefox dhe Edge.

 
Kujtojmë se në Nëntor të vitit të kaluar Microsoft Edge kaloi Firefox në SHBA një trend i cili tashmë po reflektohet në mbarë botën.

Lajmi është surprizë sepse Microsoft nuk ka pasur ndonjëherë popullaritet të lartë me shfletuesit e saj. Ndërsa Internet Explorer ka qenë një shfletues popullor, ai mbeti i tillë derisa erdhën Firefox dhe Chrome të cilët e spostuan më poshtë.

 
Microsoft provoi me një shfletues Edge kur debutoi Windows 10-ta por përsëri nuk korri sukses. Së fundi me kalimin në kodin Chromium, Microsoft ka një mundësi të artë për të synuar pse jo edhe kryesimin.

x