Twitter lançon alternativën e Clubhouse në ueb

27.05.2021 16:58

Twitter lançon alternativën e Clubhouse në ueb

Rrjeti social Twitter vendosi të sjellë në aplikacionin ueb alternativën e Clubhouse quajtur Spaces testimet e të cilës për herë të parë nisën në muajin Mars.

Kompania ka arritur të përshtatë dizajnin dhe ndërfaqen e Spaces në ueb për tu siguruar si i adaptohet çdo madhësie ekrani.

Një veçori e Spaces në desktop është se mund të vijoni nagivimin në Twitter ndërsa që vazhdoni të jenë pjesë e një takimi në Space.

 
Por ka edhe kufizimet e veta sepse ende nuk mund ti bashkoheni këtyre bisedave pa një link, as si folës dhe as nuk mund të hostoni një bisedë të tillë në Twitter Web.

Për eksperiencën më të mirë përdoruesit duhet të shfrytëzojnë klientin iOS ose Android. 

x