3 portierët të infektuar me Covid-19, shtyhet ndeshja e Mainzit ndaj Dortmundit

04.03.2022 17:19

3 portierët të infektuar me Covid-19, shtyhet ndeshja e Mainzit ndaj Dortmundit

Klubi i Mainzit njoftoi se në grupin e skuadrës kanë rezultuar 19 persona pozitivë me Coronavirus, 13 prej të cilëve janë futbollistë, që janë pjesë e skuadrës së parë.

Mes lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë janë të tre portierët që skuadra e Bundesligës ka në organikë.

Klubi i ka kërkuar ligës gjermane të futbollit që të shtyhet ndeshja e të dielës kundër Borussia Dortmund dhe zyrtarët e saj e kanë pranuar këtë kërkesë. Ndeshja do të luhet më 16 mars

x