30-vjeçari e vret babain e tij në lagjen "Dardania" në Prizren (VIDEO)

25.12.2020 15:32

30-vjeçari e vret babain e tij në lagjen "Dardania" në Prizren (VIDEO)

Një 30-vjeçar dyshohet se ka vrarë babanë e tij me thikë në lagjen “Dardania” në Komunën e Prizrenit.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan Portali.info.

“Ju informojmë se sot me date 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 nje qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” eshte duke ndodhur nje rast dhune ne familje ku djali eshte duke i sulmuar prindërit”, kanë thënë nga policia.

Të njëjtit kanë konfirmuar se i dyshuari është arrestuar, ndërsa prindi i tij (babai) i moshës rreth 50-vjeçare, ka ndërruar jetë si pasojë e plagësve të marra. 

Pamje nga vendi i ngjarjes:


x