7 futbollistë te Genoa fitojnë betejën me Covid-19, mes tyre dhe një shqiptar

14.10.2020 20:07

7 futbollistë te Genoa fitojnë betejën me Covid-19, mes tyre dhe një shqiptar

Genoa para 2 javësh u kthye në një vatër të nxehtë të koronavirusit teksa pas ndeshjes ndaj Napolit e vlefshme për raundin e dytë të Serie A, shumë futbollistë rezultuan pozitiv me Covid-19, për këtë arsye u shty edhe ndeshja e javës së 3-të ndaj Torinos.

Megjithatë, së fundmi ka pasur lajme të mira nga klubi i Genoas aty ku janë njoftuar se shtatë futbollistë tashmë ia kanë dalë të fitojnë betejën e tyre me virusin e rrezikshëm.

 
Mes atyre që ka rezultuar negativ është edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Valon Behrami, i cili tashmë mund të mendojë qetësisht për pjesën e fushës së lojës. Të hënë kuqeblutë do të sfidojnë Veronan për javën e 4-t të Serie A ndeshje që me siguri do të luhet.

x