722 fëmijë të lindur në Vushtrri gjatë këtij viti, janë subvencionuar me nga 120 euro

24.11.2020 23:44

722 fëmijë të lindur në Vushtrri gjatë këtij viti, janë subvencionuar me nga 120 euro

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se deri më tani në këtë komunë janë subvencionuar me nga 120 euro, 722 fëmijë të lindur gjatë vitit 2020.

“722 fëmijë të lindur në 2020 në Vushtrri janë subvencionuar me na 120 euro, gjithësejtë 86,640 euro”, ka shkruar ndër të tjerash Tahiri në Facebook, transmeton Portali.info.

Ai ka thënë se ky është një hap i vogël për qytetin që duan në përkrahje të jetës në Kosovë. /PORTALI.info

x