8 miliardë dollarë janë tërhequr nga Tether gjatë kolapsit të kriptomonedhave

23.05.2022 18:50

8 miliardë dollarë janë tërhequr nga Tether gjatë kolapsit të kriptomonedhave

Stablecon multi-miliardë dollarësh që funksionon si banka më e madhe e kriptomonedhave në botë, tha se ka paguar 10 miliardë dollarë në tërheqje që kur filloi kolapsi i kriptomonedhave në fillim të muajit Maj.

Sipas rekordeve të blockchain, 1 miliardë dollarë në tether u tërhoqën mesnatën e së Shtunës ku kriptomonedha kthehet tek kompania dhe shkatërrohet pas tërheqjes në dollarë.

1.5 miliardë dollarë të tjera ishin tërhequr tre ditë më parë. Paratë e tërhequra përbëjnë 1/8 e të gjithë rezervave të kompanisë.

 
Njëlloj si shumica e stablecoin, Tether supozohet se të ruajë vlerën 1:1 me dollarin Amerikan. Rënia e besueshmërisë në rezervat e Tether bënë që vlera e saj të tkurrej në 0.95 dollarë gjatë kolapsit.

Tether pretendon se për çdo 1 tether në qarkullim ka 1 dollarë në depozitë por një hetim nga prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut zbuloi se monedha tether mbështetjes në rezervat e kompanisë që jo medoemos ishin dollarë Amerikanë.

 
Kompania ruan afro 20 miliardë dollarë para prej letre, 40 miliardë dollarë në fatura të Thesarit Amerikan dhe 7 miliardë dollarë asete. 7 miliardë dollarë të tjera janë në bono korporatash dhe metale të çmuara.

x