90 kosovarë po trajtohen nga COVID në spitale, 41 prej tyre me oksigjenoterapi

16.10.2021 11:51

90 kosovarë po trajtohen nga COVID në spitale, 41 prej tyre me oksigjenoterapi

Në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 90 pacientë. Prej tyre, 41 me oksigjeno-terapi dhe 3 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 26 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë.

x