A do të ketë organizime për festat e fundvitit në Gjakovë, flet kryetari

08.12.2020 13:36

A do të ketë organizime për festat e fundvitit në Gjakovë, flet kryetari

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin ‘’Mëngjesi me Arben Ahmetin’’ në televizionin Kanal 10, tha se qytetin e Gjakovës ka filluar të rregullohet për festat e fundvitit.

Tutje Gjini tha se sa i përket rasteve me Covid-19 në komunën e Gjakovës po shihet një rënie e lehtë mirëpo nëpër spitale gjendja ende është e rënduar, shkruan Portali.info.

I pari i Gjakovës tha se nuk do të ketë organizime për festat e fundit vitit vetëm nëse do të kemi rëndie drastike të rasteve mirëpo parashikimet tregojnë se një gjë e tillë nuk do të jetë e mundshme.

‘’I lus të gjithë qytetarët tanë dhe dhamë shembull që të provojmë që ta kalojmë këtë situatë sepse gjasat reale janë që deri në stinën e pranverës të jemi në një situatë krejt tjetër me pandeminë kështu që të durojmë këtë vit dhe të festojm në një tjetër mënyrë’’tha Gjini ./PORTALI.info/

x