“A do t’i prijë Arben Vitia protestës qytetare për gjendjen alarmante në shëndetësinë e Kosovës?”

Ish Ambasadori i Kosovës, Muhamet Hamiti duke ju referuar gjendjes alarmante me Covid-19, mendon se ka arsyeje për organizim të protestave.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është bashkuar sot protestës së organizuar në Prishtinë, pas vrasjes së 18-vjeçares M.O., nga Ferizaj. Në këtë kontekst, Hamiti ka thënë se protestës së organizuar ndaj shëndetësisë në Kosovë, duhet t’i prijë ministri Arben Vitia:
Postimi i Hamitit:
A do t’i prijë Arben Vitia protestës qytetare për gjendjen alarmante në shëndetësinë e Kosovës?
Ka arsye për protestë.
Dhjetëra kosovarë të vdekur nga virusi nē ditët e fundit. Dhjetëra mijëra të infektuar këto ditë, mbasi autoritetet qeveritare u mburrën se ia kanë ndalur turrin variantit Delta.
Dikush duhet t’i prijë protestës.