A mund të pini alkool teksa përdorni antibiotikë?

20.10.2021 16:57

A mund të pini alkool teksa përdorni antibiotikë?

Nëse keni planifikuar një natë jashtë, atëherë gjëja e fundit që dëshironi të ju thotë doktori është se duhet të merrni antibiotikë.

Por a është e vërtetë që nuk duhet të pini alkool gjatë kohës që jeni me antibiotik? Mijëra njerëz premtojnë të heqin dorë nga alkooli në tetor, si pjesë e Stoptober. Vetëm në vitin e fundit gati 22 për qind e të rriturve thanë se kishin rritur marrjen e alkoolit, sipas Delamere Health.

Rreth dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar thonë se pinë rregullisht – kështu që nëse ju janë përshkruar antibiotikë, është e rëndësishme të dini se si përshtatet kjo me pirjen e alkoolit.

A mund të pini alkool me antibiotikë?
Disa njerëz besojnë se alkooli mund të parandalojë funksionimin e duhur të antibiotikëve, ndërsa të tjerët supozojnë se mund të shkaktojë efekte anësore të keqe. Por këshillat e NHS thonë se pirja e alkoolit në moderim nuk ka gjasa të shkaktojë probleme nëse jeni duke marrë antibiotikët më të zakonshëm, shkruan The Sun.

Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit thonë se është “e arsyeshme” të shmangni pirjen e alkoolit kur merrni antibiotikë. Kjo për shkak se përthithja mund ta bëjë më të vështirë për trupin që të luftojë infeksionet dhe t’ju bëjë të dehidratuar.

Pirja mund të mos shkaktojë efekte anësore të mëdha, por mund të ngadalësojë efektivitetin e mjekimit tuaj, duke ju marrë më shumë kohë për tu shëruar, thonë ata.

x