Abazi: Shitën gjithçka, u bënë mikroborgjezët e vendit, por gjuhën e Brukselit e Washingtonit s’e kap antena e Prapashticës

01.11.2020 10:02

Abazi: Shitën gjithçka, u bënë mikroborgjezët e vendit, por gjuhën e Brukselit e Washingtonit s’e kap antena e Prapashticës

Ish zv/kryeministri i vendit, Haki Abazi ka thënë se nuk kupton se si është e mundur të “mashtrohen” nga të huajt gjatë gjithë karrierës së tyre.

 
Duke iu referuar qeveritarëve, ai tha se janë mashtruar për Mitrovicën, për investimet, për fusnotën, për njohjet, për anëtarësimin me mekanizma rajonale e ndërkombëtare, për demarkacionin me Malin e Zi, për liberalizimin e vizave, për Gjykatën Speciale, për asociacionin me kompetenca ekzekutive, por sipas tij si nuk u mashtruan kur përvetësuan me miliona euro pasuri, privatizuan toka, shitën gjithçka, morën Union, Terranovën, nënkalimet, sigurimet terminale, e u bënë mikrobogjezët e vendit.

“Shitën gjithçka, moren Union, TerraNoven, Nenkalimet, sigurimet, terminalet, u bënë pararoja e mafisë ndërtimore, bëjnë tender për të qenë aksionar në kontrata lukrative me korezinë e alkohool, u bënë pronar tokash- feudalët e microborgjezët e vendit. Pse Nuk po mashtrohen kur vije puna te xhepi tyre. Pse janë kaq të aftë për të mobilizuar propagandë të çmendur ndaj qeverisë së vetme që kishte program edhe për proceset e brendshme edhe për mardhëniet me partnerët ndërkombëtar”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Tutje Abazi tha se gjuhën e Brukselit dhe Washingtonit nuk e kap antena e Prapashticës ( duke iu referuar kështu vendlindjes së liderit të LDK-së, Isa Mustafa, e që sipas tij vetëm 5 muaj më vonë po e kuptojnë mashtrimin për interes të Serbisë.

“Vetëm pesë muaj me vonë po e kutojnë mashtrimin që në fakt është shtrirje e qafës për interes të Serbisë dhe për interesin e atyre që kanë kapur shtetin e janë në kundershti me përcaktimin e sovranit që votoi për ndryshim me 6 tetor 2019 dhe tani është i gatshëm jo vetëm të votoj por edhe të i hedhë në kantonjer mbeturinash këto mbetje të djallëzuara që janë konsumuar dhe azauruara”, tha ai.

x