Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Nuk është vendosur nëse do ta votojmë për presidente

24.03.2021 16:47

Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Nuk është vendosur nëse do ta votojmë për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit që pati me Vjosa Osmanin, kandidate për Presidente të Kosovës.

 
Abdixhiku deklaroi se takimi ishte konstruktiv dhe pozitiv, por që pritet të diskutohet brenda organeve të LDK-së e më pas të ketë edhe një takim të radhës me Vjosa Osmanin.

“Pas ftesës së zonjës Osmani ne sot kemi mbajtur takim bashkë me nënkryetarin Haziri dhe në këtë takim kemi diskutuar çështjen në interes rreth formimit të Presidencës.Ka qenë takim pozitiv dhe është zhvilluar në të mirë për gjithë çfarë është zhvilluar deri më tani.Kemi diskutuar platformën që Osmani ka për presidente e që dëshiron të ndërtojë në rolin e saj që synon, në këtë platformë kemi dhënë diskutimet tona. S’kemi vërejte sa i përket përmbajtjes së platformës. Poashtu kemi diskutuar pozicionin e saj karshi akterëve partiak në të ardhmen.Kemi avancuar në këto diskutime, do të kemi edhe një takim të ardhshëm, në ndërkohë do ti kthehemi organeve të partisë  për t’i informuar për këtë takim.Besoj që pas takimeve të ardhshme do të kemi edhe qëndrimin tonë përfundimtar”,tha Abdixhiku, shkruan lajmi.net.

 
Tutje ai theksoi se ka qenë një frymë me pozitivitet në të gjitha anët, për të bërë zhbllokimin e kësaj çështje.

“Ne kemi biseduar rreth rolit të saj të ardhshëm, do të kemi nevojë për qartësime shtesë dhe për kohë për konsultime brenda partisë.Në momentin që përfundojnë këto dy procese do të kemi edhe vendimin përfundimtar.Takimi ka qenë  përmbajtjesorë dhe pozitiv. Tani seanca mund të thirret në momentin e parë që ka pajtueshmëri nga akterët politik e jo vetëm nga njëra anë. Ne jemi në proces të pajtueshmërisë nëse arrijmë do të caktohet edhe seanca çdo hap tjetër do të jetë i pamatur.Duke respektuar edhe afatet kushtetuese do të caktohen edhe gjërat e ardhshme duke dit që zgjedhja e presidentes duhet të caktohet në një afat të shkurtër kohor duke mos rrezikuar institucionet e vendit. Deputetët e listës Guxo janë pjesë e Qeverisë dhe ata të LDK-së janë pjesë e opozitës, në të ardhmen bashkëpunimi vazhdon me ata që ndjejnë se përputhen me LDK-në. Presidentja bëhet jo-partiake, jo politike në momentin që merr këtë rol dhe e ushtron në bazë të kushtetueses që të trajtojë barabartë të gjithë akterët politikë në vend, jo vetëm pozitën”, shtoi ai

x