Adnan Azizi nga Besa: Do të largoheni nga skena politike të humbur dhe të turpëruar! “Game Over”

06.11.2021 00:12

Adnan Azizi nga Besa: Do të largoheni nga skena politike të humbur dhe të turpëruar! “Game Over”

Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, ka reaguar përmes statusit të “Facebook” pas lajmit se po formohet shumica e re parlamentare.

Azizi beson se zyrtarët dhe lideri i BDI-së nuk e kanë marrë parasysh sugjerimin miqësor të Kasamit për t’u larguar nga skena politike si fitues, e jo tani si humbës.

“Sugjerimi miqësor i Kryetarit Bilall Kasami për të dalë në pension si fitues u kthye në një sulm të pamatur ndaj Lëvizjes BESA. Siç ju thamë ta dorëzoni miqësisht “Kalanë” (Tetovën) se do të keni turp, nuk na dëgjuat, tani e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ju. Do të largoheni nga skena politike të humbur dhe të turpëruar! “Game Over”, ka shkruar Azizi.

x