Adoleshentja britanike rrezikoi jetën, duke “luajtur” me një tren që po vinte drejt saj

08.07.2021 22:53

Adoleshentja britanike rrezikoi jetën, duke “luajtur” me një tren që po vinte drejt saj

Ky është momenti i tmerrshëm që një vajzë 15-vjeçare rrezikoi jetën e saj duke “luajtur” me një tren mallrash ndërsa qëndronte në shinat e hekurudhës.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, një foto e bërë me një dron të policisë tregon adoleshenten që qëndron vetëm disa metra larg lokomotivës, e cila u ndal pasi vajza pa emër hyri në një linjë hekurudhore.

Çuditërisht, adoleshentja shmangu çdo lëndim, por incidenti në Manea, Cambs shkaktoi një orë vonesa për trenat të hënën në mbrëmje.

x