Agim Veliu shkarkon shoferin pasi loboi për Lumir Abdixhikun

16.03.2021 16:36

Agim Veliu shkarkon shoferin pasi loboi për Lumir Abdixhikun

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka shkarkuar shoferin e tij personal, Nuhi Imerin. Shkarkimi i tij, siç merr vesh Insajderi ka ardhur pasi që të dielen delegatët e degës së LDK-së në Llap nuk e votuan Lutfi Hazirin për kryetar siç i kishte udhëzuar Veliu.

Sipas burimeve të gazetës Insajderi prej 29 anëtarëve mbi 20 kanë votuar për Lumir Abdixhikun.

Pas dështimit në zgjedhjet lokale, anëtarët e degës së LDK-së në Podujevë, kanë dalur kundër kryetarit të tyre Agim Veliu. Në kuvendin për të parin e parties, që është zhvilluar të dielën, kjo degë me shumicë kanë votuar kundër udhëzimeve nga Veliu.

Insajderi merr vesh se nga 29 anëtarë me të drejtë vote nga kjo degë, mbi 20 kanë votuar për Lumir Abdixhikun e jo siç i kishte udhëzuar Agim Veliu të votonin pro Lutfi Hazirit.

Pas këtyre zhvillimeve në degë, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, Agim Veliu ka shkarkuar shoferin e tij, me arsyetimin se ka lobuar për t`u votuar Lumir Abixhiku në kundërshtim me udhëzimet e tij.

 
“Vetem 6 anëtar kanë votuar pro Lutës siç i ka udhëzuar Agimi, të tjerët pro Lumirit siç kanë qenë të bindur anëtarët dhe shoferi i tij, Nuhi Imeri. Një ditë pas kuvendit Agimi e ka shkarku shoferin me arsyetimin se ka punu prapa shpinës së tij”, ka thënë ky burim për Insajderin.

Nuhi Imeri, ka qenë shofer i Agim Veliut që nga paslufta, shkruan Insajderi.

Gazeta ka provuar të kontaktoj edhe me Agim Veliun rreth kësaj çështje, por ai nuk është përgjigjur në telefon.

Në zgjedhjet lokale të nëntorit 2020, Lidhja Demokratike e Kosovës e humbi komunën e Podujevës pa balotazh nga Lëvizja Vetëvendosje. Humbje të madhe ka pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit edhe Agim Veliu. Ai ka arritur të siguroj më pak se 6 mijë vota.

x