Agjenti i Llorentes paralajmëron largimin e mundshëm nga Atletico

28.12.2020 16:22

Agjenti i Llorentes paralajmëron largimin e mundshëm nga Atletico

Mesfushori i Atletico Madridit, Marcos Llorente mund të largohet së shpejti nga “Wanda Metripolitano”.

Spanjolli është bërë tejet i rëndësishëm për Atleticon duke qenë titullarë në formacionin e Diego Simeones.

Sipas Cadena Ser, agjenti i lojtarit, Julio ka zbuluar interesimin e klubeve të tjera për Llorente.

“Kam pranuar disa thirrje për të pas ndeshjes ndaj Liverpoolit dhe kemi biseduar”.

“Tani, ai dëshiron qëndrimin të Atletico. Por, telefonata e fundit që pranova ishte në maj dhe nuk ishte nga ndonjë klub spanjoll”, tha ai.

Llorente ka zhvilluar nëntë ndeshje në formacionin bazë këtë edicion duke realizuar pesë gola.

x