Ahmeti: Momentalisht Albin Kurti nuk ka armiq në Kosovë

10.02.2021 00:16

Ahmeti: Momentalisht Albin Kurti nuk ka armiq në Kosovë

Drejtori i televizionit Kanal 10 dhe analisti, Arben Ahmeti në emisionin ‘’Politiko’’ ka komentuar statusin e Armend Muja.

‘’Me pa një rektor të një kolegji edhe një profesor tu ra në këtë nivel është dëshpëruese, kjo tregon se nuk ka shku me bo ndryshimin por ka shku me sforsu edhe më shumë gjuhën popullsitee  cila është jo korrekte’’ ka thënë Ahmeti, transmeton Portali.info.

Ndër të tjerash Ahmeti tha se nuk krahasohet asnjë regjim i mbas luftës në Kosovë me regjimin e Millosheviqit kjo është çmenduri ku as Hidajet Hyseni nuk kishte me thënë një gjë të tillë, mandje as njërzit më ekstremist në VV.

‘’Për çfarë sundimi 20-30 vjeçar e kishte fjalën Muja ky dëshiron me tregu Hysamedin Feraj në verzionin e ri.

‘’Nuk mundet me qenë regjimi PDK-LDK etj 30 vjeqarë për Mujën 1 vjeqar ndoshta po sepse Muja në shtator të vitit të kaluar ka bisedu me AAK dhe PSD ku unë vet jam dëshmitar i takimeve, për të hyrë në listën e tyre ku këtu spo e kam të qartë se për çfarë regjimi e kishte fjalën për atë që dëshirojke me shku në listë e që nuk shkoj për shkaqe familajre’’ ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka thënë se duhet të jetë i drejtë me qytetarët dhe të thot të dashur qytetarë në tetorin e vitit të kaluar me qenëse dështova me hi te AAK-ja mua filluan të më pëlqejnë LIKE mandej filloj të më pëlqej Albini, filloj të më pëlqej edhe bashkimi më Shqipërinë e për këtë arsyje duhet të jetë i drejtë me qytetarët sepse po promovojmë modele të reja të cilët po bëhen më zi se modelet e vjetra.

‘’Dua të cek se Isamedinin e respektoj mjaftë shumë është intelektuarë dhe  është pjekurë me ideologjitë e tij dhe nuk mundet Armend Muja dhe me dal kaq ekstremisht kjo nuk është në rregull’’, ka përfunduar Ahmeti.

x