Ahmeti: Ne jemi rritë të gjithë me kauzën e lirisë

12.02.2021 00:33

Ahmeti: Ne jemi rritë të gjithë me kauzën e lirisë

Sonte në emisionin ‘’Prime Time’’ në kanal 10 do të diskutohet për ditën e parafundit të fushatës.

Drejtori i televizionit Kanal 10 dhe analisti, Arben Ahmeti tha se e vërteta është se kategoria nga 13 deri në 22 vjeqare nuk kanë prespektivë në Kosovë nuk kanë aktivitete të duhura dhe nuk i kanë 1000 gjëra që ata të krijojnë identitet.

‘’ Ne jemi rritë të gjithë me kauzën e lirisë edhe ne nuk kemi pas nevoj për gjëra të tjera sepse të gjithë e kemi pas një indentitet që jemi shqiptar dhe po e dojmë lirinë dhe mbas luftës gjeneratat që kanë ardh në atë kohë kur brumoset karakteri i secilit person nuk është që e kanë pas këtë mundësi sepse kanë mungu aktiviteter kultuorore e sportive dhe ne kemi qenë një shoqëri e paralizume’’ ka thënë Ahmeti, transmeton Portali.info.

Tutje Ahmeti ka thënë se organizatat e ndryshme dhe se kanë qenë shumë më të këqija dhe më të rrezikshme se Vetevendosje kanë provu me manipulu këtë rini me doktrina të ndryshme për  këtë arsyje tani në Siri kanë qenë qikaq shumë të rinjë që kanë shku sepse ka dështu sistemi i edukimit, sistemi i shoqerisë normale.

‘’E di qe Vetevendosje e ka bërë të njëjetën gjë mirëpo nuk mundemi më ja zë për të madhe sepse të paktën kombëtarisht edhe intelektualisht nuk i kanë deviju dhe i ka largu prej rrugës, dhe se unë  mendoj që secila parti duhet ti ketë forumet e cila merret me këtë kategori të të rinjëve mirëpo jo me ekstremizu një gjë që duhet me ndërtu është që partitë me qenë demoraktike mbrenda vetës’’ ka thënë Ahmeti./PORTALI.info/

x