Ahmeti: Nuk jemi të kënaqur me mosrealizimin e premtimeve të Lladrovcit

07.10.2021 20:45

Ahmeti: Nuk jemi të kënaqur me mosrealizimin e premtimeve të Lladrovcit

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga radhët e AAK-së, Arta Ahmeti-Xhylani, ka thënë se partia e saj nuk është e kënaqur me mosrealizimin e premtimeve nga Lladrovci.

“Kam qenë edhe para katër viteve kandidate për kryetar të Drenasit nga radhët e AAK-së, dhe gjatë këtyre katër viteve ne i kemi përcjellë zhvillimet politike, i kemi përcjellë të gjitha zhvillimet të cilat kanë ndodh në komunë, dhe sigurisht nuk jemi kanë të kënaqur me arritjet dhe mosrealizimin e premtimeve qe i ka bo kryetari aktual”

“Për këtë arsye na kemi vendosur që edhe njëherë me kandidu dhe me dhanë kontributin për vendin ku jemi rritur, dhe ku jetojmë, dhe unë mendojë që është një platformë e mirë, një plan program i mirë te cilin e kemi hartuar me ekspert të fushave të ndryshme, dhe me programin tonë ne kemi me vendos qytetarin në qendër të vëmendjes”, tha Ahmeti, në Prime Time.

x