Ahmeti: Pas fushatës me tubime, askush nuk ka kredibilitet t’i mbyllë qytetarët

21.02.2021 16:04

Ahmeti: Pas fushatës me tubime, askush nuk ka kredibilitet t’i mbyllë qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me rritjen e numrit të rasteve me covid-19.

 
Ahmeti ka thënë se në rast se rastet do të arrijnë deri në 800 brenda ditës, duhet të merren masa restruktive.

 
Sipas tij, pas asaj fushate me tubime, askush nuk ka kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo

“Në një situatë hipotetike (larg qoftë por me probabilitet të lartë), ku rastet me covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushate me tubime, si ka kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje”, ka shkruar ai.

x