Ahmeti: Pas takimit me Osmanin, LDK vendos pozicionin e saj ndaj votimit të presidentes

23.03.2021 23:39

Ahmeti: Pas takimit me Osmanin, LDK vendos pozicionin e saj ndaj votimit të presidentes

Sekretari i përgjithshëm LDK-së, Imri Ahmeti ka thënë se kryesia e LDK-së do të mblidhet pas takimit të Abdixhikut me Osmanin, dhe do të vendos pozicionin e partisë ndaj votimit të presidentës, shkruan Portali.info.

”Kryesia e LDK-së i ka rikonfirmu besimin e plotë se kryetari Abdixhiku të bisedoj me pretendentën për president, nuk kemi një vendim zyrtarë të LDK-së, unë besoj se pas takimit të nesëem i cili është konfirmuar, kryesia e LDK-së do të mblidhet  kryesia dhe do ta marr vendimin zyrtare me të cilin do ta informojë opinionin“, tha Ahmeti ne Politico, në Kanal10.

x