Ahmeti: Presim vendim nga IKSHPK rreth tubimeve partiake

06.02.2021 23:39

Ahmeti: Presim vendim nga IKSHPK rreth tubimeve partiake

Sonte në emisionin ''Politiko'' në Kanal 10 po diskutohet në lidhje me tubimet e partive.

Sa i përket tubimeve që po bëjnë partitë politike drejtori i televizionit Kanal 10 dhe analisti, Arben Ahmeti ka thënë se kjo është një gjë shumë e keqe dhe se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Pubike duhet të dal nesër me një vendim ku do të ndalohen tubimet partiake.

‘’Prej të hënës moti parashihet të jetë më i ftohtë ku tubimet nuk do të mund të mbahen më jashtë por brenda, këto tubime janë të mëdha të secilit subjekt kështu që i bëjë thirrje Naser Ramadanit dhe gjithë ekipes së tij që nesër të dal me atë vendim dhe ti ndaloj këto tubime’’ ka thënë Ahmeti, transmeton Portali.ino.

Tutje Ahmeti ka thënë se ne si media duhet ta mbështesim fortë IKSHPK-në dhe me i gozhdu partitë të cilat provojnë më bo tubime dhe në këtë mënyrë më pamundsu që më pas edhe një javë të tërë me tubime dhe të na rritet numri i të infektuarve.

x