Ajazi: Lladrovci është i padëshiruar, ka abuzuar me besimin e qytetarëve

03.08.2021 21:13

Ajazi: Lladrovci është i padëshiruar, ka abuzuar me besimin e qytetarëve

I propozuari nga dega për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi, ka thënë se ai është i nominuari i kësaj partie për kryetar të Drenasit, ndërsa kryetari aktual, Ramiz Lladrovci është vetëshpallur.

Tutje Ajazi ka thënë se Lladrovci ka abuzuar me besimin e dhënë të qytetarëve të kësaj komune.

“Është esenciale të merret parasysh vullneti i strukturave të degës, pasi që ato struktura e përfaqësojnë elektoratin, elektorati do ta jap votën në bazë të vullnetit të strukturave”

“Edhe unë kam qenë pjesë e ekipit që ka fituar Lladrovci, por tani gjërat kanë ndryshuar në keqqeverisjen që ka bërë ai për pesë viteve. Ka abuzu me besimin e dhënë të qytetarëve të komunës së Drenasit, të elektoratit të PDK-së, Ka abuzuar më pushtet sepse ai e ka fitu pushtetin e elektoratit të PDK-së, dhe kas qeverisë me parti tjera, nuk e ka marrë për baze vulletin e atij elektoratit për të vazhduar vizionin që ka pas Partia Demokratike, për këtë arsye ai tanimë është i padëshirueshëm qoftë nga elektorati i partisë Demokratike, po ashtu edhe nga struktura”, tha Ajazi në Prime Time./PORTALI.info/

x