Akil Gjakova nuk arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të “Tokio 2020”

26.07.2021 08:03

Akil Gjakova nuk arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të “Tokio 2020”

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka treguar paraqitje të mira në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë 73 kilogramë.

Akil Gjakova triumfoi në raundin e tretë ndaj xhudistit suedez, Tommy Macias, duke u kualifikuar në çerekfinale, por pastaj u mposht nga mongolezi, Tsogtbaatar Tsend-Ochir, duke mos arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Akili vazhdon rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit, ku e pret Rustam Orujov i Azerbajxhanit. 

x