AKP hap valë të re privatizimesh, Hoti i drejton pyetje Qeverisë Kurti

25.05.2022 16:22

AKP hap valë të re privatizimesh, Hoti i drejton pyetje Qeverisë Kurti

Deputeti nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi AKP’ja ka hapur valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka e lokale afariste.

Hoti është shprehur i befasuar me këtë veprim të AKP’së, derisa ka pyetur nëse është anuluar vendimi i Qeverisë, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

 

“Çfarë po ndodh me Agjencinë Kosovare të Privatizimit?!  Paska hapur valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka dhe lokale afariste e asete të tjera.

A është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?!”, ka shkruar Hoti.

x